Artistë dhe punonjës të lokaleve kanë protestuar edhe sot para kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar aktivitetin e tyre pas orës 20:00.
Akti normativ i bërë publik një ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkaktuar polemika dhe pakënaqësi tek grupet e interesit.
Ndërkohë mësohet se situata nuk ka kaluar pa incidente, pasi disa qytetarë që besohet se janë pronarë lokalesh janë përplasur me efktivët e policisë.
/e.rr