Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Viktima është 22-vjeçari Franko Caushaj, i cili rreth orës 02.00 të mëngjesit të së hënës, u përplas me makinën me të cilën udhëtonte në një kthesë rruge në zonën e Zorlesco.
I riu u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por pavarësisht ndihmës së dhënë gjeti vdekjen.
Mësohet se Caushaj kishte dalë nga një lokal dhe po udhëtonte drejt Lodit, por befas humbi kontrollin e mjetit pasi makina përfundoi në trotuar dhe u përplas me një pemë, për të fluturuar disa metra.
I riu u gjet me plagë të shumta në kokë dhe në trup, duke bërë që të gjejë vdekjen.
Mësohet se 22-vjeçari jetonte bashkë me familjen në Itali prej shumë vitesh, ndërkohë që bënte dy punë, në dy prej lokaleve më të njohura në zonë.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin fatal është bërë përgjumja e të riut.