Janë zbardhur detaje mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit, ngjarje që tronditi Elbasanin, një ditë më parë. Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se një kamerë sigurie ka pikasur pikërisht momentin ku ekzekutori ka qëlluar mbi Ramazanin, që njihej ndryshe edhe si “Rramani”, apo “Ili”.
Sipas Lalës, ekzekutori që kishte veshur bluzë të zezë, tuta blu me vija të bardha, kapele të zezë dhe maskë anti-Covid, është afruar pranë Emiljanos dhe e ka qëlluar plot pesë herë, tre herë në qafë dhe dy në shpatull. Ishte momenti kur Emiljano sapo ishte kthyer nga palestra, që e ka në pronësi të tij.
“Një kamerë sigurie ka fiksuar të gjithë momentin kur një person qëlloi për vdekje Emiljano Ramazanin. Ai ka qenë i veshur me bluzë të zezë, tuta blu me vija të bardha, me kapelë të zezë dhe me maskë Covid-19, është afruar pranë Emiljanos dhe e ka qëlluar plot pesë herë, tre herë në qafë dhe dy në shpatull. Ishte momenti kur Emiljano sapo ishte kthyer nga palestra, që e ka në pronësi të tij. Ai po merrte disa gjëra që kishte blerë nga vendi i pasagjerit dhe është qëlluar për vdekje. Policia po heton për disa dyshime të forta, për prishje pazaresh të drogës, por ka dyshime të forta që viktima mund të ketë pasur dijeni për disa nga ngjarjet e rënda, që kanë tronditur Elbasanin kohët e fundit,”- tha Lala ndër të tjera.
Emiljano Ramazani, i cili ishte edhe baba i katër vajzave ishte vënë në pranga në vitin 2017. Po ashtu Ramazani rezulton i arrestuar në vitin 2011 për veprën pelane “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe është liruar një vit më vonë nga Gjykata e Lartë. Ramazani, dyshohet të jetë pjesë e një grupi që ka marrë pjesë edhe në disa atentate. Ai njihej në Elbasan edhe si miku i Talo Çelës. Ky i fundit, i shpallur në kërkim për grabitjen 4.6 milionë eurove në Rinas dhe për ekzekutimin e dy vëlelzërve Haxhia në Durrës, Viktor dhe Besmir.
g.kosovari