Një imazh prekës është bërë viral orët e fundit në rrjetet sociale. Fotoja është publikuar nga mjekja Anika Dokle.
Shkrepja tregon se si një djalë, qëndron në parvazin e dritares së dhomës së spitalit, ku është shtruar nëna e tij.
“Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19,”- shkruan gjinekolgia krah fotos që është shkrepur në Pakistan.
Dhe sipas mjekes, nëna e tij është e prekur me Covid-19. Për të mos qëndruar larg saj, i riu, me maskë, hipën çdo natë në parvaz dhe vështron nënën e tij.
Edhe pse mjekët ia kishin ndaluar që të vizitonte nënën e tij shkaku i masave të sigurisë, djaloshi palestinez vazhdonte ta bëjë të veten.
Vëllai i tij ka treguar se ai është i vogli i familjes dhe se ka qenë i lidhur ngusht me nënën, sepse babi i tyre ka 15-vite që ka vdekur.
“Nëna ka vuajtur edhe nga leukimia, dhe para ca javëve është prekur me CoViD-19. Kur e kuptuam këtë, nuk mund ta besonim. Vëllau i vogël ishte tejet i zemruar dhe nuk e besonte as ai.”
“Por tani duket se po e pranon realitetin” tha vëllai i Jihadit, Rasmi.
g.kosovari