Një i ri nga Plaestina mbeti pa fjalë kur mjekët i thanë se nëna e tij po vdiste nga koronavirusi.
Duke mos e pranuar këtë ndarje, ai mori vendimin për t’u ngjitur nga dritarja e spitalit për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës.
Mamaja e Jihad Al-Suwaiti, ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte.
Me anë të një telefonate, mjekët e spitalit ku nëna e tij po trajtohej, e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e saj ishte tepër rëndë dhe mundësia që ajo të ndërronte jetë ishte tepër e madhe.
Në këto kushte, Jihad vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma.
Këtë veprim ai e bëri deri në momentin kur mjekët e njoftuan se nëna e tij kishte ndërruar jetë.
/e.rr