Kryetari i Partiasë Demokratike ka zhvilluar një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Në fjalën e ti për mediat, pas takimit që u mbajt në Presidencë, Basha e vuri theksin tek bashkëpunimi i ngushtë mes forcave politike, gjë që sipas kryedemokratit, e forcon Kosovën në sfidat me të cilat përballet.
Basha theksoi se roli i SHBA dhe BE është një parakusht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në raport me suksesin e çdo iniciative që do çojë në njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve.
Referuar akuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës mbi presidentin Thaci dhe ish kryeparlamentari Veseli, Basha u shpreh se ata kanë mbështetjen maksimale të Opozitës.
“Theksova bindjen e besimin se bashkërendimi i ngushtë mes SHBA dhe BE ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e cdo iniciative në raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e duan këtë dhe mnë vecanti sa i përket dialogut një bashkërendim i tillë do e fuqizojë e përshpejtojë procesin e dialogut mer qëllim njohjen reciproke mes Kosovës dhe Seribsë. Shpreha mbështetje totale të PD dhe opozitës për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve politike në Kosovë për ata që sakrifikuan 22 vite për lirinë e Kosovës e që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësine e fruteve të lirisë në vecanti për presidenti Thaci dhe bashkëpunëtorët e tij,”- tha Basha ndër të tjera.
Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e falenderoi Bashën për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe atë të njohjeve ndërkombëtare
“E falënderoj për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe atë të njohjeve ndërkombëtare. Biseduam për zhvillimet në Kosovë Shqipëri dhe bashkëpunimin mes institucioneve. Është e rëndësishme që të vazhdohet të kemi një konsensus sa më gjerë për hapat konkret dhe atë të dialogut. Biseduam edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për neve është me rëndësi jetike që të kemi koordinim mes spektrit politik, të jetë angazhim i unitetit, të institucioneve, të partive politike. Edhe fakti ndërkombëtar duhet të jetë i koordinuar në një bashkëpunim të ngushtë mes Uashingtonit dhe Brukselit. Që duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik por me njohje reciproke sa më shpejtë që është e mundur,”– tha Presidenti ndër të tjera.
g.kosovari