Numri i të infektuarve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 14,6 milionë, përkatësisht 14,646,706 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 608,978.
Në grafikun e pandemisë SHBA ndodhen në vendin e parë përsa i perket rasteve të prekur me Covid dhe numrit të viktimave, e ndjekur nga Brazil, Indi, Rusi dhe Afrika e Jugut ku numri i të prekurve është 365 mijë
Në 24 orët e kaluara, në SHBA u raportuan më shumë se 67 500 raste të reja të personave të infekruar nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve numri i pergjithshem i të prekurve nga Covid ka shkuar në mbi 3 milionë e 700 mijë.
Gjithashtu në vend pati edhe 877 vdekje për një total që prej mbi 140 mijë viktimash që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.
Brazili, vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia e re e koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar më shumë se 23.500 raste të reja të konfirmuara të Covid. Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi edhe pëd 716 vdekje në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Brazil ka shkuar në mbi 2 milionë e 100 mijë kurse totali i viktimave në rreth 80 mijë.
Për të dytën ditë radhazi në Brazil, numri i vdekjeve ishte më pak se një mijë, megjithëse gjatë fundjavave zakonisht ka një ulje relative pasi që shumë komuna raportojnë vetëm vdekje dhe infeksione të reja në zyrat rajonale të shëndetësisë vetëm duke filluar nga dita e hënë dhe në vijim.
Në Kinë, në 24 orët e fundit pati edhe 22 raste të reja koronavirusi, nga të cilët 17 u regjistruan në Xinjiang, në veri-perëndim të vendit kurse pesë raste u raportuan të importuara nga jashtë vendit.
NDërkohë lakorja e infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi po vazhdon të rritet në Spanjë. Shumica e rasteve të reja pozitive janë të përqendruara në Aragon dhe Katalonjë. Statistikat fluturuese janë vërejtur që nga e hëna e kaluar, kur 164 raste të reja u regjistruan në vetëm 24 orëve, një shifër që u rrit shpejt në 628 infeksione të reja të shtunën.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock ka urdhëruar një rishikim të kritereve statistikore me të cilat ndiqet evolucioni i pandemisë, dhe po përgatitet të kryej në të gjithë popullatën analizat e Covid përmes një testi të ri që jep përgjigje brenda 20 minutave me besueshmëri saktësie në rreth 99%.
Edhe në Rumani, infeksionet po rriten me shpejtësi, të cilat brenda një dite (të shtunën) ishin 889, një shifër rekord për vendin që nga fillimi i pandemisë. Me mbi 2000 vdekje, Rumania po forcon masat e parandalimit shëndetësor pa përjashtuar mundësinë e kthimit në një regjim bllokues dhe izolues.
Në Rusi, ku u raportuan edhe 6234 raste të reja dhe 124 vdekje, sipas të dhënave zyrtare, 24 përqind e infeksioneve të reja janë asimptomatike. Pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë, Rusia renditet e katërta për sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.
g.kosovari