Politika mblidhet tek Këshilli Politik. Forcat kryesore politike pritet të takohen sërish paraditen e sotme në orën 11:00 për reformën zgjedhore, edhe pse kanë kaluar 45 ditë që nga dita e arritjes së një marrëveshjej.
Ishte Presidenti i Republikës Ilir Meta ai që ftoi në një takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar mundësinë e rimbledhjes së Këshillit Politik, ku u arrit marrëveshja e 5 qershorit, për të diskutuar tema që lidhen me zgjedhjet.
Ftesa u prit mirë edhe nga kryeministri Edi Rama, megjithatë kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se nuk do të ulej në tryezë por do të dërgonte edhe një “të besuar” tjetër, sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhin.
Ndërsa nga opozita parlamentare të takim do të jet i pranishëm edhe kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi.
Edi Rama ftoi dhe presidentin Ilir Metën t’i bashkohej tryezës por presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndonëse ishte ky i fundit i cili propozoi që ndryshimet në Kushtetutë të diskutoheshin në këtë tryezë.
Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.
g.kosovari