Shefja e Spitalit Infektiv i kthyer tërësisht në spital Covid, doli me një video sot në mbrëmje ku i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ta besojnë koronavirusin, pasi, siç thekson, nuk është një gënjeshtër.
Najada Çomo reagoi indirekt dhe për komentet që shoqëruan videon e djeshme që shpërndau Ogerta Manastirliu ku u denoncua se një grua që rëndonte as që ishte në Infektiv dhe me COVID-19.
“19 Korrik, e Diel, në muajin e pestë që jemi duke trajtuar dhe luftuar pafund, per te shpetuar jetë njerëzish që vuajnë nga Covid 19.
Infektologë, reanimatorë, infermierë, sanitare, imazheristë, janë sot në shërbim të mbi 100 pacienteve te shtruar. Jane shumë, dhe nuk mund ti perbaltni, po vuajne, po luftojne me vdekjen! Lutuni per shëndetin e tyre”, thekson dr. Çomo.
/a.r