Ka mjaftuar një gol i Adilit në minutën e 88-të të ndeshjes Vllaznia-Kukësi që Tirana zyrtarisht dhe matematikisht të shpallet kampione e Shqipërisë për të 25-tën herë në historinë e bardhebluve (edhe pse janë 3 kampionate që FSHF nuk ia njeh).
Vllaznia mundi ekipin e Shehit dhe kështu që me dy javë të mbetura, lufta për titull u mbyll sonte në “Loro Boriçi”, ndërsa futbollistët bardheblu festuan përpara tv, ku edhe po ndiqnin ndeshjen për të mësuar nëse do të shpalleshin sot ose do të duhet të prisnin ende për të siguruar matematikisht.
Një sezon perfekt për kryeqytetasit, që kthehen të triumfojnë në kampionat pas plot 11 vitesh!
/a.r