Në vijim të operacionit policor të koduar “Nikla”, ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve.
Policia tha se është arrestuar në flagrancë Alket Brata, 23 vjeç, banues në Krujë.
Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Policia tha se 23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “nxitja për përdorimin e drogës” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.
Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.
Veprimet e mëtejshme janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.