Italia është një nga vendet më të goditura nga Covid-19, por megjithatë pas katër muajsh izolim disa masa kufizuese janë lehtësuar kështu tashmë është rihapur edhe tregu i seksit me pagesë nëpër hotele luksoze, e shtëpi seksi duke bërë kështu që në këtë mënyrë të rriten raste me koronavirus.
Mediat vendase bëjnë me dije se një prostitutë peruane rezultoi e infektuar në komunën e Modikës ku si pasojë ka alarmuar edhe vendin. Menjëherë pasi është marrë vesh kryebashkiaku i vendit, Ignazio Abate ju bëri thirrje klientëve të saj që të bëjnë tamponin dhe t’u tregojnë bashkëshorteve se mund të jenë të rrezikuara.
“Bëni tamponin dhe menjëherë bëjuni të ditur familjarëve dhe sidomos bashkëshorteve sesa të rrezikuara janë nëse edhe ju rezultoni pozitiv. Dy ose tre klientë në ditë për 10 ditë janë 20-30 persona që mund të kenë kontaktuar virusin dhe të kenë infektuar të tjerët në shtëpi ose në bare. Dhe për këtë arsye apeli im ka për qëllim të ndërgjegjësojë ata që kanë pasur marrëdhënie me atë grua: shkoni dhe bëni testin. Sepse ekzistojnë dy alternativa tani. E para, është të rrëfeni që keni qenë klientë të saj. Ju rrezikoni të dashurat por edhe bashkëshortet me pasojat të padukshme. Thirrini ndërgjegjies qytetare. Mos lini gjithçka të kalojë në heshtje me rrezikun e përhapjes së infeksionit”, tha ai.
Mediat bëjnë të ditur se prosituta është e shtruar në spitalin në Foligno sakaq policia po heton lëvizjet dhe kontaktet e saj në 15 ditët e fundit .
Në Itali numërohen 120.000 eskorta, 20.000 vajza në masazhe masive erotike dhe 50.000 prostituta në rrugë.
g.kosovari