Kreu i BDI, Ali Ahmeti, përsëriti qëndrimin e tij se kryeministri i Maqëdonisë së Veriut këtë herë u takon shqiptarëve.
Deklarata erdhi në një lidhje përmes ‘Skype’ me emisionin “Java në RTSH”, ku Ahmeti iu përgjigj interesimit të analistëve Preç Zogj dhe Lorenc Vangjeli.
Duke komentuar rezultatin e historik për partitë shqiptare, Ahmeti tha se këto janë mandatet reale që në fakt u takojnë shqiptarëve në Parlamentin maqedon.
Ndërkohë ai shtoi se idea për një kryeministër shqiptar është e mbështetur nga një masë e madhe.
“Nuk ka asnjë arsye pse maqedonasit të hezitojnë për një kryeministër shqiptar. Sepse edhe ne jemi pjesë e kësaj republike dhe të ardhmen e kemi së bashku. Unë ju siguroj se nuk mund të ketë asnjë kabinet qeveritar pa pjesëmarrjen e BDI” – tha Ali Ahmeti.
Ai shtoi se për zgjedhjet e fundit fatmirësisht nuk ka kontestime nga partitë pjesëmarrëse, por vetëm disa vërejtje.