Mjeku i njohur Tritan Kalo i cili ndodhet në vijën e parë të luftës me COVID-19, ka sot ditëlindjen. Urimet për profesor Kalon ka qenë të shumta ndërsa nuk kanë munguar as nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Nuk kishte se si kjo ditë ta gjente larg pacientëve dhe kolegëve të tij në spitalin infektiv, duke shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri siç ka bërë e bën cdo ditë”, shkruan Manastirliu.
Postimi i plote i Ministres Manastirliu:
Prof. Tritan Kalo ka sot ditëlindjen! Nuk kishte se si kjo ditë ta gjente larg pacientëve dhe kolegëve të tij në spitalin infektiv, duke shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri siç ka bërë e bën cdo ditë.
Krenare për çfarë përfaqësoni dhe e nderuar të punoj me profesionistë dhe njerëz të rrallë si ju! Edhe 100 prof. Tani! Gëzuar nga ❤️