Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka “ngrirë” sërish pasi nga kandidatët e rinj për të plotësuar dy vendet vakante, nuk janë kualifikuar për më tej.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka verifikaur nëntë kandidatët në garë, nga ku asnjë nuk është kualifikuar për të marrë pëlqimin e parlamentit e më pas dekretin e presidentit.
Tre kandidatë mes tyre Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka janë tërhequr nga gara.
Ndërsa Besnik Muci, Arduta Aslua, Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo, Vasil bendo dhe Dedë Kasneci nuk kanë plotësuar kriteret ligjore për të vazhduar garën.
Aktualisht gjykata kushtetuese ka katër anëtarë ç’ka pamundëson mabjtien e seancave gjyqësore dhe kuorumin e vendimarrjes, për cështje të rëndësishme si zgjedhjet e 30 qershorit apo çështjen e teatrit.
/e.rr