Ministria e Shëndetësisë njofton se përditësimi i situatës me COVID-19 në Shqipëri nga e shtuna do të shtyhet pasdite për në orën 16:00.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky orar i ri vjen nga fluksi 24 orë në ISHP si dhe zgjerimi i kapaciteteve të testimit me rritjen e numrit të testimeve dhe hapjen e laboratorit të dytë.
Nga 18 korriku qytetarët që duan të informohen për shifrat e 24 orëve të fundit të COVID-19 të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë do të duhet tëp resin orën 16:00.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË
Pershendetje,
Nisur nga fluksi I punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi I kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi I situates se shkaktuar si pasoje e COVID19, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV, ne faqen fcb te Ministres Manastirliu si dhe per median.
Duke ju falenderuar per mirekuptimin, ju uroj fundjave te mbare!
/e.rr