Frederik dhe Henri Frrokaj dy kuruesit e rremë të Covid-19 janë lënë të lirë nga Gjykata e Kurbinit, disa ditë pas arrestimit. Mësohet se dy mjekët e rremë që reklamonin kurin për koronavirus në rrjetet sociale, janë lënë në detyrim paraqitjeje dhe çdo të hënë, do të duhet të paraqiten në polici.
Avokati e ka cilësuar të nxituar arrestimin e tyre. Ai shtoi ndër të tjera se kjo ka qenë një akuzë fyese për Frrokajn dhe se ka nxitje politike. Sipas avokatit, kjo është edhe një paaftësi nga ana e policisë.
“Paaftësi e policisë, ka edhen dikim politik. Kjo është e padrejtë. Ishte një akuzë e nxituar,”- u shpreh avokati.
Frederik dhe Henri Frrokaj, vëllai dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Andon Frrokaj, u vunën ë pranga para tre ditësh. Ata pretendonin se shisnin ilaçe për Covid-19 kundrejtë pageses 20.000 lekë të reja..
Duke publikuar video në rrjetet sociale, Frederik dhe Henri Frrokaj përzienin acid klorhidrik me ujë dhe u bënin thirrje qytetarëve që t’i blenin për të kuruar koronaviruësin.
g.kosovari