Tifozët anglezë do të duhet të presin edhe pak përpara se të kthehen të këndojnë, konsumojnë birra dhe festojnë në stadiume.
Në konferencën për shtyp këtë mëngjes, Boris Johnson tha se tifozët britanikë mund të kthehen në stadiume duke filluar nga tetori.
Sipas kryeministrit britanik, ekziston një shans i mirë që gjithçka të kthehet në normalitet brenda disa muajve.
“Qeveria do të marrë përsipër të garantojë sigurinë maksimale përmes testeve të tamponëve që do të kryhen para fillimit të sezonit të ri”.
/a.r