Shumë shqiptarë u dyndën në fillim të viteve ’90 rrugëve të Europës. Vitet e tyre të vështira janë rikthyer në kujtesë, përmes tre sirianëve të cilët janë grabitur dhe janë rrahur në mënyrë të turpshme, në Korçë.
Shumë shqiptarë kanë pasur të njëjtin fat, ndoshta edhe me dramatik, prandaj edhe kërkojnë që refugjatët, ngado që vijnë, të respektohen dhe të mos dhunohen, sikurse u bëjnë thirrje autoriteteve të mbrojnë jetën dhe dinjitetin e tyre, kur iu cënohet nga njerëz të papërgjegjshëm.
Tre refugjatë sirianë janë grabitur dhe janë rrahur në Bozdovec, nga persona, ende të paidentifikuar.
Tre sirianët ndodhen aktualisht në spitalin e Korçës.
Mediat lokale në qytetin juglindor, të cilat iu referohen burimeve nga policia e Korçës, raportojnë se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme.
Refugjatët kanë marrë dëmtime në trup, por policia thotë se ende nuk dihet nëse janë rrahur ose jo.
Madje policia pretendoi se ata mund të jenë rrëzuar, për shkak se kanë ecur në një terren të vështirë. Policia po heton pistat e ngjarjes, megjithatë akti i shëmtuar ajo ngjallur pakënaqësi dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ngjarja ka ngjallur sidoemos reagimin e emigrantëve të shumtë shqiptarë, të cilët kërkojnë identifikimin dhe vënien para përgjegjësive të autorëve të grabitjes dhe rrahjes së tyre.
/a.r