Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen u martua këtë mesjavë, pasi dasma e saj u desh të shtyhej disa herë, përfshirë edhe për shkak të një takimi të BE.
Frederiksen u martua me partnerin e saj, Bo Tengberg të mërkurën pasdite në një kishë të vogël në ishullin Mon në detin Balltik, ku çifti zotëron një vilë pushimesh, njoftoi agjensia e lajmeve Ritzau.
Ceremonia ishte raportuar e vogël, me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit Poul Nyrup Rasmussen si dhe disa nga anëtarët e kabinetit të Frederiksen.
Politikania 42-vjeçare fillimisht kishte planifikuar të martohej me Tengberg verën e kaluar, por në Danimarkë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare.
Planet për martesën e këtij viti u shtynë nga koronavirusi.
Data e fundit e caktuar kishte qenë këtë të shtunë, e cila nuk ishte e mundur për shkak të një samiti të BE-së për të diskutuar një plan të rimëkëmbjes nga koronavirusi.
Frederiksen ishte takuar me Tengberg, i cili është një regjisor dhe fotograf 55-vjeçar i filmit, për shkak të miqve të përbashkët, në vitin 2014.
/a.r