Një 38-vjeçar nga Rubiku ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme.
Burimet zyrtare saktësojnë se shtetasi me inicialet Xh. N, ishte duke udhëtuar me motoçikletë.
Ai humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të aksidentit.
/a.r