Deputeti Myslim Murrizi ka dalë në një deklaratë për shtyp menjëherë pas konferencës së shtyp të kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij, Murrizi foli në emër të opozitës parlamentare se nuk do të votojë asnjë marrëveshje që nuk adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODHIR.
“Opozita parlamentare i qëndron nismës së saj dhe kërkon një kod të ri Zgjedhor. Çdo marrëveshje tjetër që nuk adreson rekomandimet e OSBE-ODHIR nuk do të votohet nga deputetët e opozitës parlamentare. Rama shprehu sot nostalgjinë për dashurinë e vjetër. Marrëveshja e 5 qershorit nuk i bën mirë zgjedhjeve. Duhet kod i ri, puna duhet të fillojë shpejt për t’u dhënë shqiptarëve një kod zgjedhor që e meritojnë”, tha Murrizi.
g.kosovari