Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një i ri ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i një pallati. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në Astir, në rrugën “Loni Ligori”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.L., 36 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.