-Prej orës 10:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për hapjen e listave dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, por edhe pragun kombëtar të futjes në parlament. Dje opozita u tërhoq nga propozimi që pragu kombëtar të jetë 5%, por 2%, ndërsa në mbledhjen e sotme u paraqitën edhe propozimet konkrete. PS-ja dhe opozita parlamentare janë dakord në pikën që ‘nuk shkruajmë në Kushtetutë as sa do të jetë pragu, e as që ndalohen koalicionet’. PS propozon që detajet e këtyre cështjeve do të saktësohen më tek në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu PS propozon që në Kushtetutë vetëm të shënohet fakti që zgjedhësi mund të ketë votë parapëlqyese për kandidatin.
Diskutimi në Komision
Klotilda Ferhati: Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë dot bashkë. Në Kushtetutë nuk kemi pse shkruajmë që ndalohen koalicionet. Kjo vetëkuptohet, kur themi që kandidatët i propozon vetëm partia dhe zgjedhësit. Në Kushtetutë ruajmë vetëm parimet, në Kodin Zgjedhor saktësojmë detajet. Nivelin se sa do të jetë % e pragut kombëtar do të lëmë ta saktësojmë në Kodin Zgjedhor.
Kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi: Do donim të merrnim nga mazhoranca garancinë që prag kombëtar me këtë sistem do të jetë pragu natyral i çdo qarku, ç’ka do të thotë askush nuk privohet nga mandati i drejtpërdrejtë. Prag kombëtar pa prag, pa shifër është evaziv, nul me këtë sistem. Nuk është nevoja ta sanksionojmë në Kushtetutë, por mazhoranca të garantojë që prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku.
Murrizi thotë se Listat e Hapura pamundësojnë vetëm formulën klasike të koalicioneve por fton partitë e tjera që të kandidojnë me listë të përbashkët.
Po ashtu ai kujon se ishin vetë 3 vite më parë dy partitë më të mëdha të Shqipërisë që pamundësuan koalicionet. Murrizi kërkon nga mazhoranca që në një sistem proporcional rajonal prag kombëtar të jetë ai natyral për çdo qark dhe mos humbasë asnjë mandat.
Alket Hyseni: E mbështetëm në parim këtë nismë, pragu përcaktohet në kodin zgjedhor. Listat e hapura me koalicionet bien ndesh. Do të bënin të pamundur një votim me lista të hapura dhe koalicione.
Elena Xhina: Nuk mund të vendosim në Kushtetutë çdo hollësi që u takon parimeve kryesore. Neni 64 është një garanci që duhet të qëndrojë në Kushtetutë. Të nisim tashmë miratimin nen dhe të përfundojmë punën që kemi nisur.
Adnor Shameti: Pragu të jetë natyral për cdo qark dhe në kodin zgjedhor, shpreh sigurinë time se kjo është mënyra e vetme për ta legjitimuar. Pra pragu të jetë natyral i zgjedhjes.
Rudina Hajdari: Për mua kjo është e rëndësishme që jep garanci që listat të jenë 100% të hapura. E rëndësishme është që për një kohë të gjatë të kemi këtë parim dhe garanci që cdo parti të shkojë drejt rrugës së hapjes së listave deri në limitin që ka dëshirë.
Vasilika Hysi: Pra kemi diskutuar cështjen e pragut kombëtar dhe nëse në Kushtetutë duhet të parashikojmë detajet.