Në Kosovë u regjistruan të hënën gjashtë jetë të humbura dhe 187 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Rastet pozitive rezultuan nga testimi i 424 mostrave, thuhet në njoftimin e dhënë pak pas mesnatës duke hyrë e marta.
Ndërsa numri i rasteve aktive është 2.640.
Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të tyre: 92; pastaj vijnë: Komuna e Pejës me 12 raste, Komuna Gjakovë 12, Komuna Lipjan 11, Komuna Drenas 8, Komuna Fushë Kosovë 8, Komuna Mitrovicë 6, Komuna Ferizaj 5, Komuna Vushtrri 4, Komuna Suharekë 4, Komuna Obiliq 4, Komuna Gjilan 3, Komuna Malishevë 3, Komuna Prizren 3, Komuna Podujevë 3, Komuna Skënderaj 2, Komuna Klinë 2 dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.
IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të hënën janë shëruar 103 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 2,370.
Në Kosovë, rastet e para me koronavirus janë shfaqur më 13 mars.
Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 5,118 raste pozitive.
Prej tyre, 108 pacientë kanë humbur jetën.
Të hënën, Qeveria e Kosovës ka miratuar masa shtesë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
g.kosovari