Tre persona janë vënë në pranga pasi janë përfshirë në një sherr mes tyre.
Sipas njoftimit nga Policia e Krujës, mësohet se bëhet fjalë për dy vëllezër dhe xhaxhain e tyre. Të tre këta janë përfshirë në një sherr me grushte, për motive të dobëta.
Dy vëllezërit me inicialet A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç dhe xhaxhai i tyre me inicialet F. D., 40 vjeç, janë ndarë nga njëri-tjetri me ndërhyrjen e policisë. Ata janë prangosur dhe akuzohen për dhuën në familje.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë”. Sipas policisë, këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari