Kuvendi i Shqipërisë pas një periudhe disa mujore heshtje ka rikthyer edhe njeherë në vëmendje çështjen e Shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Ditën e sotme. Në orën 14:00, do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.
Komisioni hetimor, bazuar në ligjet përkatëse, do të hetojë vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes, mësohet se do të diskutohet dhe raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias, që i dha të drejtë Kreut të Shtetit.
Fillimisht, komisioni hetimor u ngrit për shkeljet e pretenduara të Presidentit për anulimin me dekret të zgjedhjeve të 8 qershorit të kaluar. Më pas, iu bashkangjit edhe hetimi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kur në vend të Arta Vorpsit, Presidenti zgjodhi Marsida Xhaferrllarin.
Raporti përfundimtar i Komisionit hetimor do të jetë gati para datës 30 korrik dhe do të shqyrtohet në një seancë të veçantë, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Ilir Metës.
Ndërkohë nga ana e maxhorancës ka pasur ‘zbutje’ në lidhje me kërkesën për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Vetë Ulsi Manja u shpreh se ka pare reflektim tek Meta, ndërsa shtoi se do të shqyrtohen të gjithë provat kundër tij.
g.kosovari