Në ditën kur në Britani u shënuan 148 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi, me qindra të rinj mbushën lokalet mbrëmjen e së shtunës.
Masat e sigurisë as që bëhej fjalë të zbatoheshin, ndërsa disa prej tyre e kaluan natën duke fjetur në rrugë, për shkak të abuzimit me alkoolin.
Krahasuar me një javë më parë, viktimat në 24 orë janë dyfishuar në Britani, ndërsa autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje për zbatimin e masave.
Ndërkohë, këtë të diel, ministri për kabinetin qeveritar, Michael Gove, u shpreh se mbajtja e maskave mbrojtëse në dyqane nuk do të jetë e detyrueshme në Angli.
Ai theksoi se mbajtja e maskës në ambiente publike është një sjellje e mirë që hyn në praktikat bazike.
Deri tani, në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetën rreth 45 mijë persona nga koronavirusi, ndërsa të prekurit janë më shumë se 290 mijë.
/a.r