Kalimi i paligjshëm i emigrantëve është kthyer në fenomen javët e fundit në Shqipëri. Katër persona janë arrestuar së fundmi nga autoritetet e Elbasanit.
Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar u bë e mundur kapja dhe arrestimi për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, i shtetasve:
E. L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi tyre u bë pasi janë kapur nga shërbimet e policisë, duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira.
Personat e arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro per person.
Po këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe me shtetasin R. M., i arrestuar në datën 10.07.2020, në kuadër të operacionit “Mengel”, kryenin aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kryesisht sirianëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, nga Korça në Kukës, me destinacion perfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet dhe pesë aparate celular.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
/a.r