Policia e Tiranës ka ndaluar një 57-vjeçar pasi ka vjedhur në një qendër fizioterapie.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit D. S., 57 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, në një qendër fizoterapie, i ka vjedhur 10000 lekë punonjëses së kësaj qendre, shtetases Xh. L.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i vjedhjes në një qendër estetike, ku ka marrë disa artikuj kozmetikë me vlerë 600.000 lekë të reja, si edhe autor i vjedhjes në biznesin në pronësi të shtetasit A. A.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.