Bregdeti i Palinuros në Itali priti një vizitor shumë të veçantë këtë të shtunë. Në mëngjes mbërriti superjahti 101 metra i gjatë i Bernard Arnault, pronar i Louis Vuitton, ose grupit ndërkombëtar luksoz LVMH.
Arnault drejton kompaninë e parë franceze, e treta në botë në vitin 2019 me një aset të vlerësuar prej 113 miliardë dollarësh. Superjahti me vlerë rreth 150 milion, është një nga më të bukurit në botë.
I ndërtuar në Holandë, ai mund të strehojë 16 persona në 8 kabina të ndryshme, përfshirë një suitë, një kabinë VIP dhe 6 kabina dyshe. Brenda ka një pishinë, dy kinema, një banjë, disa bare, një palestër, një qendër bukurie, një sallë pritjeje dhe një bibliotekë.