Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së Ronald Regan.
Basha ka publikuar në Twitter një foto të Reganit dhe një thënie të tijën si diçiturë, mesazhi i të cilës është se liria e çdo vendi apo çdo individi nuk trashëgohet, por fitohet.
“Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes. Ne nuk ua kaluam atë fëmijëve tanë përmes gjakut. Duhet luftuar dhe mbrojtur”.
Regan ka qenë presidenti i Amerikës në vitet 1981-1989.