Një rajon turistik spanjoll është vënë në alarm, pasi nusja, dhe 22 të ftuarit e saj në dasmë dolën pozitiv me koronavirus.
Banorët e qytezës së njohur turistike Tudela, Navarra, në Spanjën veriore, u këshilluan të mbanin maska e të ruanin distancën sociale, pas rasteve të fundit”.
Masat për t’iu bërë presion qytetarëve që t’i përmbahen kufizimeve të koronavirusit pason vendimin për të vendosur sërish bllokime, ashtu siç ka ndodhur në dy rajone të tjera spanjolle ditët e fundit.
Rajoni i Katalonjës ka mbyllur rrethin e Segria, ku jetojnë 400,000 njerëz.
Rajoni tjetër turistik spanjoll i Tudela është vënë në alarm, sepse 23 të ftuarit në dasëm, përfshirë nusen dhe nënën e saj, rezultuan me koronavirus.
Më shumë se 35,000 banorë të Tudelës do të jenë në provë për të parandaluar që sëmundja të përhapet më tej, ose ndryshe rajoni i tyre do të izolohet.
Po ashtu 70,000 qytetarë që jetojnë në La Marina, i cili shtrihet 100 km në lindje të La Coruna, në Galicë, kanë pasur kufizime të pjesshme pas një shpërthimi të ri të pandemisë.
g.kosovari