Ushtria serbe ka dalë kundër urdhërit të presidentit Aleksandër Vuçiç, për ndalimin e protestave në Beograd. Mësohet se refuzimi ka ardhur nga Brigada e 63-të e Parashutistëve.
Ndërkohë në Beograd është shënuar nata e tretë e protestave të dhunshme. Policia është përplasur sërish me protestuesit. Gjatë konfliktit me protestuesit, policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës.
Protestuesit ndërkohë vijojnë të kundërshtojnë urdhërin e autoriteteve për të ndaluar grumbullimet e njerëzve. Sërish ata sulmuan godinën e parlamentit dhe tentuan të futen brenda.
Prej tre ditësh në Serbi janë mbajtur protesta masive e të dhunshme ku qytetarët sulmuan edhe Kuvedin në Beograd, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Presidentit Vuçiç për rikthimin e kufizimit të orareve.
Megjithatë dy ditë më parë Vuçiç u tërhoq nga vendimi për riizolimin e vendit për shkak të rritjes së shifrave të COVID-19. Pavarësisht vendimit të Vuçiç, protestat nuk kanw ndalur.
Lideri serb, sa u përket protestave tha se po zhvillohen me qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.
g.kosovari