Konfirmohet një rast i ri pozitiv me koronavirus në Memaliaj.
Mësohet se pozitiv ka rezultuar një 57-vjeçar, i cili dyshohet të jetë infektuar nga i biri, që kishte ardhur pak ditë më parë nga Italia.
57 – vjeçari me profesion këpucar, vuan dhe nga disa sëmundje të tjera, ndërsa është izoluar në banesën e tij.
Ndërkohë, prej disa javësh numri i rasteve me koronavirus mbetet i lartë, ndërsa sot u regjistruan 90 raste të reja, duke e çuar numrin total të personave të infektuar në 3278.
Po ashtu dy persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e viktimave në 85.
g.kosovari