Nga Skënder Minxhozi/
Zakonisht është përfolur Edi Rama për daljet lakuriq në publik, vite të shkuara. Ja që paska dhe të tjerë që mbeten zbuluar, madje edhe pa hequr asnjë rrobë nga trupi. Lulzim Basha, lideri politik që kurrë nuk hoqi një valle të vetme, por vetëm i shkoi pas kundërshtarit, nuk arriti të shprehë sot as formalisht përkrahje për kërkesën më instituese, më të artikuluar dhe më të pranishme gjatë muajve të fundit – atë të hapjes së listave të kandidatëve për parlamentin e ardhshëm. Ndërkohë që Rama hoqi dilemat e fundit, duke u pozicionuar më në fund në favor të aktit më emancipues që lidhet me zgjedhjet dhe produktin e tyre, Basha nuk arriti të thotë diçka më të mirë për listat, sesa “ta vendosë populli me referendum”.
Është krijuar rregullisht këto vite një ndjesi e çuditshme boshllëku dhe heshtjeje në skenën politike, sa herë që flitej për hapjen e listave të kandidatëve. Të gjithë krerët e partive të mëdha i iknin deklaratave të hapura për temën në fjalë, duke lënë të kuptohej se preferonin të vazhdonin sistemin e shëmtuar të emërimit të deputetëve, e jo të garimit të hapur brenda të njëjtës listë partiake.
Edi Rama e davariti pjesën e tij të mjegullës. Lulzim Basha i vajti nga pas, duke mohuar e hedhur poshtë. Siç ka ndodhur rregullisht pas vitit 2013, kryetari i opozitës as ka parashikuar, as ka menduar, as ka propozuar. Thjesht ka bërë obstruksionin e tezave të kundërshtarit, si një politikan kursant që mban shënime në cep të tryezës.
Në shtatë vite Rama ka luajtur poker me të, herë me letra të hapura, e herë poshtë tryezës, por s’kemi parë thuajse asnjëherë që Basha të heqë vallen dhe të kryesojë procesin politik me ide dhe propozime që do ta fusnin në ngërç e në vështirësi palën tjetër. Ka ditur të ngrejë çadra, t’i mbyllë ato brenda pak orësh, të organizojë protesta të dhunshme dhe t’i japë fund edhe atyre po me dështim, ka ditur të marrë gjysmën e qeverisë në tavolinë nga Rama, por s’ka kuptuar asgjë nga mënyra sesi ka umbur më pas. Kemi një kryetar opozite që vetëm i mëshon zërit dhe epiteteve ndaj kundërshtarit të tij në konferenca shtypi, por që nuk e ka fare idenë sesi luftohet dhe fitohet.
Lulzim Basha nuk mund të kapet pas kriticizmit të listave të hapura, me akuza që nuk lidhen me to, por me gjithfarë aspektesh teknike të reformës zgjedhore. Ai duhet t’i thotë shqiptarëve sot, nëse është ose jo për këtë element thelbësisht emancipues dhe parimisht përmbysës të statu quo-së që i ka marrë frymën sistemit tonë politik.
Hapja e listave ishte dhe mbetet hapi i madh, e reja më e spikatur e një reforme zgjedhore, në stadin aktual të procesit politik në Shqipëri. Hapja e kësaj dere kontribuon për thyerjen e mbretërimit të kryetarëve të partive, me listat e tyre të parafabrikuara.
Rama e luajti bllofin, Basha mbeti prapa dhe nuk diti ta lexojë dëshirën popullore për të thyer diktatin e listave hermetike dhe të palëvizshme. I ndjekur nga pas nga hija e Jozefinës, Majlindës dhe Arben Imamit, Lulzim Basha ndjehet komod me listat e mbyllura që i bën vetë sipas qejfit, pa mbajtur asnjë përgjegjësi për humbjet që koleksionon. Mesa duket një të tillë e ka parashikuar qysh tani, sepse sot na tha edhe alibinë: humba se Rama më sabotoi reformën dhe prishi marrëveshjen!
Vetem ne nje gje gabohesh Minxhoz kur thua qe hapja e listave eshte emancipim. Me hapjen e listave ka per te rene edhe niveli i perfaqesimit te gruas ne qeveri e vendimmarrje. Te pakten ne kete gje, Shqiperia eshte vend pararoje ne Europe e ne bote.Ne mentalitetin e shoqerise shqiptare i cili eshte teper i ashper, ose duhet te kemi kandidate femra xhada tipi Jozefina Topallit (shembull jo i mire gjths), ose burra qe do kerkojne voten ne kembim te nje shperblimi nese kur te behen deputet. Sistemi me i mire eshte ky qe kemi, vetem se duhet kufizuar pushteti i kryetarit ne perzgjedhjen e kandidateve. Prandaj fjala emancipim mendoj qe eshte pak e tepert.
Neqeftese ne lista ka femra qe nuk votohen nuk eshte tragjedi.Te behet deputet ai qe don populli dhe jo servilet e kryetarve.
Saktë 100% analiza e Minxhozit. E ftohtë dhe më fakte për të dy palët.
Kaq te semure jeni… po Amerika, BE ??
Cila qenka ma e mir qe kandidati te zgjidhet nga kryetari i partise apo direkt nga zgjedhsit.Sa per manipulimet jane te njellojta per mungese te zbatimit te ligjit.Nje kondidat te pa afte nuk e votoj ne rastin ton votojme partine dhe na afruan monstrat qe kemi ne parlament.
Ja ke fute kote se me korektom kjo gje ruhet psh ps fiton 65 deputet 1e treta jane gra.
Si gjithmone sakte, Minxhozi….perjashto fjaline hyrese (cinike ala Bushati) – dajlet lakuriq ne publik; eshte tjeter dalja lakuriq ne publik nga dalja lakuriq ne nje plazh nudist.
Neqeftese ne lista ka femra qe nuk votohen nuk eshte tragjedi.Te behet deputet ai qe don populli dhe jo servilet e kryetarve.
Teorikisht listat e hapura sjellin rritje të nivelit intelektual të parlamentit praktisht jo.Po ta kapësh hollë Tom Doshi është deputet me lista të hapura
Lista te hapura jane emancipim dhe shkon deputet ai qe e don populli ..Rama beri hapi e duhur ndersa Basha prap ngeli ne nivelin zero ..sa per kualicionet zgjedhore nuk duhet te kete kualicione para zgjedhore te shikojme sa i vlen lekura cdo partie…..
Si gjithmon je shume i sakte .
Lepuri fle atje ku mendoni Ju.
ishalla me lista te hapura. se dalin edhe te pavarur e fitojn se nuk munen me vjedh ashtu se me lista te hapura. nuk fitojn ma hajna te shpifur majtas e djathtas njisoj jan kriminela
Me lista te hapura hiqen pazaret, por ama blihen vototat njesoj sepse kandidati biznesmen paguan ne elektorat paçka qe nuk din mbase as te lexoje….gjithsesi hiqen emrimet me njerez iniorant dhe pa kontribute.
Basha ka filluar procesin e perzgjedhjes dhe propozimeve per deputet e k/bashkie nga seksionet e PD ne te gjithe vendin, ne mbledhje te zgjeruara te anetareve dhe aktivisteve te tyre, pa asnje orientim, pa asnji rekomandim nga lart, nji hap para zgjedhjeve preeleminare qe aplikohen ne ShBA dhe Britani. Minxhozi dhe Baze jane sherbetore te neveritshem te Edi Rames, e dine mire te gjithe se sa i plas Rames per ca do populli. Basha ka qene dakort te percaktohet me referendum deshira e popullit per sistemin dhe Rama ka qene absolutisht kunder, duke mesuar ate mationeten e komusionit zgjedhor te mos e pranoje referendumin. Tani, nates na u kthye, duke kurdise planet e tij per mandatin tjeter te rilindjes, cka do te ishte fundi i pa fund i vendit, i popullit dhe i vet atij