Dy ditët e fundit në Itali janë shtuar rastet e reja me koronavirus.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 12 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 938 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Deri tani, në Itali janë infektuar 242,639 persona, nga të cilët 34,938 kanë ndërruar jetë. Edhe numri i personave në terapi intesive ka rënë, ku gjithsej numërohen 65.
/e.rr