Lulzim Basha ka habitur sot në një konferencë për mediat, teksa kundërshtoi hapjen e listave zgjedhore.
Kryetati i Partisë Demokratike tha se ka marrë një ofertë nga Kryeministri që Basha të bëhet Kryeministër, dhe Rama President.
Sipas tij, ky ndërmjetësim ka ndodhur për 1 muaj e gjysmë me radhë, në këmbim të heqjes së koalicioneve.
“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti Kryeministër unë President vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë besoj nuk ka nevojë të zgjatem sepse është në fund në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij i njeh çdo kush. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.
Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti Kryeministër e unë President. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur shqiptarët siç ka bërë në këto shtatë vite e gjysmë”, tha Basha me gazetarët.
Kryedemokrati shtoi se “Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqëson askënd përveç se paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes së 5 qershorit”.
/a.r
Nese eshte e vertete ,se Rama ka bere kete pazar te piset ne kurriz te socialusteve, eshte mire te katgohet nga PS.Mjaft e shfrytezoi PS per politikat ekonomike liberale sorosiane duke te
tradhetuar te majten sociale ( megjithse Rama vetem socialist nuk rshte).Ky eshte turp dhe Rama duhet te deklaroj te verteten
Dihet qe I mbyturi kerkon te shpetoi dhe te mbyt ty.Ky eshte Basha.