Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave, “mjeshtri” i analizave të ADN.
Lajmin e ben me dije Akademia e Shkencave, duke e quajtur ndarjen e tij nga jeta, nje humbje e madhe jo vetëm për njerëzit e dashur të familjes, për Akademinë e Shkencave dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe shkencen shqiptare.
NJOFTIMI I AKADEMISE SE SHKENCAVE
Grigor Zoraqi ka lindur dhe eshte rritur ne Tirane ne nje familje me tradita dhe vlera te vecanta kulturore. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin “Petro Nini Luarasi” duke u dalluar si nje nga nxenesit me te shkelqyer qe ka patur historikisht kjo shkolle. Studimet universitare i kreu ne Universitetin “LA Sapienza” ne Rome, Itali ne vitet 1979-1985 ku u dallua per rezultatet e larta ne pergatitjen e tij shkencore.
Pas kthimit ne Shqiperi punoi si pedagog i Gjenetikes prane Fakultetit te Veterinarise, Universiteti Bujqesor i Tiranes, ku mbrojti me sukses me 1991 titullin “Kandidat i Shkencave” njohur me vone Doktor i Shkencave. Ne fillim te viteve ’90 largohet perseri ne Itali ku punon si kerkues shkencor ne disa institucione te RENDESISHME shkencore si Departamenti i Mjekesise Eksperimentale dhe Patologjise se Pergjithshme te Universitetit “La Sapienza” te Romes, Instituti i Teknologjise Biomjekesore, ne disa laboratore te Qendres Kombetare te Semundjeve Gjenetike ne Itali etj duke fituar nje pervoje te cmuar ne kerkimin shkencor.
Me kthimin ne Shqiperi duke filluar nga viti 2004 Grigori punon si drejtues i Qendres se Diagnostikes Molekulare dhe Kerkimeve Gjenetike prane spitalit “Mbreteresha Geraldine”. Nderkohe, Grigori ka dhene nje kontribut te shquar edhe si pedagog i jashtem prane Fakultetit te Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes.
Me formimin e tij shkencor ai eshte nder gjenetistet me kontribut te vecante ne Shqiperi, si autor i nje numri te madh artikujsh dhe punimesh shkencore te botuara ne revistat me te mira shkencore, pjesmarres i perhershme ne shume kongrese dhe konferenca shkencore Kombetare dhe Nderkombetare.
Nga viti 2007, Grigori behet anetar i bordit botues te revistes shkencore “Balcan Journal of Medical Genetics”.
Hartues i shume projekteve kerkimore me vlere Kombetare per parandalimin e disa semundjeve te trashegueshme ne vendin tone, disa prej te cileve ende ne perpunim e siper. Me pervojen e fituar, me cilesine e punes se tij kerkimore dhe saktesine e rezultateve te tij pa dyshim Grigori quhej “mjeshtri” i analizave te ADN-se ne nivelin molekular.
Kete e kane provuar nga after te gjithe studentet qe kane pergatitur punimet e tyre ne nivelin “Master” si dhe ata te cilet Grigori i ka udhehequr per fitimin e grades shkencore “Doktor i Shkencave”. Veprimtaria e tij intensive shkencore e nderprere pa pritur do te mbetet gjithnje si shembull per te gjithe.
Ndarja e Tij nga jeta është humbje e madhe jo vetëm për njerëzit e dashur të familjes, për Akademinë e Shkencave dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe shkencen shqiptare.
Qofte i paharruar kujtimi i tij!