Rishfaqet shkrimtari Ismail Kadare. Mesa duket edhe pse në periudhë pandemie, ai ka zgjedhur që të pushojë në Shqipëri, duke zgjedhur bregdetin.
Pamjet e shkrimtarit të njohur, i ka shpërndarë në rrjet regjisorja Vera Grabocka, e cila e shoqëron në shëtitjen e tij buzë detit. I veshur trashë, në video Kadare shikon me ëndje se çfarë i tregon regjisorja.
Pamjet e shpërndara, ajo i ka shoqëruar me një dixhiturë të thjeshtë: Një shëtitje me gjeniun buzë detit!
Kadare aktualisht jeton në Francë, por herë pas here rikthehet në Shqipëri për të takuar miqtë, edhe pse i tërhequr nga aktivitetet publike.
g.kosovari