Mjekja psikiatre Arjana Rreli ka folur sot në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kombinat, ku u vetëflijuan nënë e bijë. E ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, psikiatrja deklaroi se ngjarje si ajo në Kombinat janë të rralla.
Rreli u shpreh se e shikon ngjarjen si një devijacion të të menduarit, duke shtuar se edhe vetë ndodhia ishte e egër e paradoksale.
“E shikoj si devijacion të të menduarit, që është amplifikuar shkallë pas shkalle, derisa ka arritur në gjendje shumë të rëndë. Është një rast i rrallë. Ishte mënyrë e egër dhe paradoksale. Sigurisht aty problematika ka qenë e hershme. Unë mendoj se c’rregullimet e para kanë qenë herët”, shtoi ajo.
g.kosovari