Policia britanike ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Venetic”, duke vënë në pranga gjithsej 746 persona, mes të cilëve janë edhe 6 shqiptarë.
Zbuli ka ardhur pasi ata komunikonin me njëri –tjetrit përmes telefonave të kompanisë holandeze “Encro Chat”. Policia franceze ka arritur të depërtojë në serverat e “Encro Chat”, duke parë në kohë reale me mijëra mesazhe, ku flitej për trafik droge, armesh dhe aktivitete të tjera të botës së krimit, raportojnë mediat londineze.
Pas publikimit të emrave të të gjithë të arrestuarve në mega-operacion, dallohen qartë se pjesë e grupimit kriminal janë edhe 6 shqiptarë.
Shqiptarët e arrestuar janë:
Alsi Vata, me origjinë nga Kukësi. 24-vjecari akuzohet për trafik armësh dhe për shitje kokaine e drogërave të tjera të klasifikuara si të klasit B.
Begin Pupla, me origjinë nga Mati, banues në Londër, akuzohet për trafik droge.
Alex Kukaj, banues në Londër, akuzohet për trafik droge.
Agron Kukaj, banues në Londër, akuzohet për trafik droge.
Besim Hoxhaj, banues në Londër, akuzohet për trafik droge.
Julian Agalliu, banues në Londër, akuzohet për trafik droge.
Edhe pse grupet, përfshirë edhe ato shqiptare mendonin se ishin të “sigurt” me ato telefona, në fakt ka rezultuar e kundërta.
/e.rr