Gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian në Bruksel, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila prezantoi sot programin e veprimtarive të presidencës gjermane, mbrojti perspektivën e pranimit për Ballkanin Perëndimor si një nga përparësitë e kësaj presidence.
“Ne duhet të përfshihemi në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha ajo.
“Berlini dëshiron që Blloku Europian të hapë kapitujt e parë të bisedimeve të pranimit me Shkupin dhe Tiranën këtë vit, si një shenjë e perspektivës së anëtarësimit të premtuar për vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Merkel midis të tjerave para anëtarëve të PE-së.
Gjermania mori sot përsipër presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-s.
/a.r