Berat/ Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka goditur me grushte drejtorin e një banke të nivelit të dytë në ambientet e punës.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., i cili pas një debati me drejtorin e kësaj banke, ka dhunuar këtë të fundin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
/e.rr