Baza Detare e Pashalimanit prej dy javësh është shndërruar në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre.
“Baza Detare e Pashalimanit u shndërrua për rreth 2 javë në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit.
Efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen. #KrenariPërFA🇦🇱”, shkruan Xhaçka.
/e.rr