Në qytetin e Beratit sot janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 21 numrin e rasteve aktive.
Vetëm njëri prej rasteve të sotëm është kontakt i rasteve të mëparshme, ndërkohë që 4 rastet e tjera janë raste të reja.
COVID-19 ka “depërtuar” edhe brenda Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat. Dy punonjës në këtë njësi kanë rezultuar pozitiv ditën e sotme.
Përveç dy punonjësve është infektuar dhe një çift, të cilët kishin qenë më parë për vizitë në QSUT. Rasti tjetër është një qytetar nga fshati Karkanjoz.
/e.rr