Një ngjarje e rëndë vjen nga Durrësi, ku një burrë ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura.
Si i dyshuar për ngjarjen nga ana e uniformave blu të policisë Durrës u arrestua në flagrancë R. S., 56 vjeç, banues në Durrës.
I ndaluari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura, 9 dhe 13 vjeç.
“Arrestohet R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç”, shkruan policia.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i dyshuari iu ka treguar organin gjenital të miturave, ndërkohë që për shkak të natyrës delikate të çështjes, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.
g.kosovari