Aktori Tom Hanks u infektua nga COVID-19, por fatmirësisht arriti ta mundte me sukses. Pas kësaj sfide që ai kaloi, tashmë u kërkon njerëzve të bëjnë pjesën e tyre në parandalimin e kontraktimit të virusit.
“Vishni një maskë, distancë sociale, lani duart. Kjo do të thotë që ju po kontribuoni në përmirësimin e shtëpisë tuaj, punës tuaj, qytetit tuaj, shoqërisë suaj në tërësi” tha Hanks, I ftuar në një emision. “Bëni pjesën tuaj”, thekson aktori.
Aktori 63-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, të dy u testaun pozitivë në mars dhe ishin ndër të famshmit e parë që e morën virusin duke tronditur edhe fansat.
Ndërsa shumë prej atyre që janë të infektuar me koronavirus mund të mos pësojnë simptoma të rënda apo edhe të jenë asimptomatikë, Hanks tha që nuk duhet të harrojmë faktin se virusi “po vret njerëz”.
g.kosovari