Rëndohet sërish bilanci i COVID-19 në Kosovë. Ditën e djeshme janë konfirmuar 183 raste të reja, nga të cilat 73 janë në komunën e Prishtinës. Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 82. Po kështu gjatë orëve të fundit janë shëruar 57 pacientë, duke e çuar në 2003, numrin e personave që kanë fituar betejën me COVID-19.
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 183 raste të reja me koronavirusin ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 3.886.
Raste aktive janë 1.801.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Të martën janë shëruar edhe 57 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2.003.
g.kosovari