Doktor Arben Gjata është shprehur se në Shqipëri mund të veprohet me izolimin selektiv siç është bërë edhe në shumë vende të Europës për të përballuar sa më mirë situatën dhe për të ulur numrin e të prekurve me Covid-19.
I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Gjata tha se në këtë mënyrë situate në vend mund të menaxhohet më lehtë.
“Nëse ka një zonë të caktuar me shumë të infektuar mund të izolohet një pjesë. Në Shqipëri është shumë e domosdoshme. Nëse ke shumë raste në Kamzë izolon Kamzën për shembull. Tani që është hapur jeta sociale e vështirëson shumë ndjekjen metodologjike. Njerëzit menduan që kjo kaloi, u relaksuan e sidomos të rinjtë që kanë mundësi të dalin më shumë. Vazhdoj të këmbëngul se rregullat duhet të zbatohen. Dy përfaqësues të Erazmusit ishin çuditur kur erdhën në Shqipëri, pasi në Itali nuk shikoje njeri pa maska, kurse këtu është ndryshe. QSUT deri në momentin që Covid do të zhduket është një minë. Kishte një relaksim nga të gjithë se pasi u duk sikur kaloi,”- tha Gjata.
g.kosovari